TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2025, 17:24

“Tallava dhe këngëtarë të korrupsionit të qeverisë”, Balliu: Rama çeli funeralin politik

Shkruar nga Pamfleti

“Tallava dhe këngëtarë të korrupsionit të

Demokrati Klevis Balliu ka komentuar fushatën zyrtare të PS-së. Ai tha se Rama çeli fushatën politike “me tallava dhe folklor të politizuar, me këngëtarë e valltarë korrupsionit të qeverisë”.

Balliu shton se kryeministri Rama u përpoq të prodhojë makiazh dhe maskë mbi funeralin politik të tij. Ai u shpreh gjithashtu se vetëm një bashkim dhe betim solemn i opozitës për të ndëshkuar çdo episod vjedhjeje, në pastrim total të shtëpisë mund të sjellë një realitet normal.

“Hapja e fushatës, funerali politik i Edi Ramës!

Me tallava dhe folklor të politizuar, me këngëtarë e valltarë korrupsionist të qeverisë, Edi Rama u përpoq të prodhojë makiazh dhe maskë mbi funeralin politik të tij.

Në të vërtetë karakteristika themelore ishte braktisja masive e qytetarëve dhe zëvendësimi i tyre me aktorët e krimit të financave publike.

Edi Rama në 12 vjet realizoi përmbytjen më të madhe korrupsioniste kombëtare.

Vetëm një bashkim dhe betim solemn i opozitës për të ndëshkuar çdo episod vjedhjeje, në pastrim total të shtëpisë mund të sjellë një realitet normal, kombëtar për të shkuar drejt Shqipërisë Madhështore”, shkruan Balliu.

Lini një Përgjigje