TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2025, 17:59

Prezantimi i programit/ PD mbledh Kuvendin Kombëtar, Berisha krah LaCivita

Shkruar nga Pamfleti

Prezantimi i programit/ PD mbledh Kuvendin Kombëtar, Berisha krah LaCivita

Partia Demokratike ka mbledhur këtë pasdite Kuvendin Kombëtar, ku do të prezantohet programi për zgjedhjet e 11 majit.

Pas hapjes së fushatës dje në sheshin “Nënë Tereza”, Berisha mblodhi të vetë te Pallati i Kongreseve. Padyshim nuk mungon as strategu i fushatës Chris LaCivita. Ai ka qenë krah Berishës.  

Madje dhe vajza që hapi aktivitetin i bëri dhe qejfin: “Përshëndetje ju Chriss LaCivita, që aq bukur e simbolizuat fushatën me bufin epik që ha minjtë e gjirizeve të Rilindjes”.

Fjalën më pas e mori Belind Këlliçi, ku foksin e vuri te abuzimet e qeverisë dhe te ata që sot janë në qeli.

Prezantimi i programit/ PD mbledh Kuvendin Kombëtar, Berisha krah LaCivita

 

Lini një Përgjigje