TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2025, 18:42

"Kundërmon era drogë dhe krim”, Noka nga Kuvendi i PD: Rama hodhi sot valle hajdutësh

Shkruar nga Pamfleti

"Kundërmon era drogë dhe krim”, Noka nga Kuvendi i PD: Rama

Nënkryetari i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha se këto ditë ka qenë një start i madhështor drejt suksesit të shumëpritur.

Gjatë fjalës së tij nga Kuvendi Kombëtar i PD, Noka tha se këto ditë tregojnë se “me pjesëmarrjen dhe entuziazmin madhështor, rikthehet shpresa dhe besimi te fitorja dhe rikthimit në pushtet të Berishës dhe PD”.

Noka ka kritikuar ashpër hapjen e fushatës së Partisë Socialiste, duke e quajtur një “gjiriz”, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Rama si “kryemiun” që po drejton një qeveri të korruptuar.

Deputeti i PD tha gjithashtu se fjalimi i Ramës ishte i mbushur me pasiguri dhe përhapi një atmosferë të “krimit, drogës dhe korrupsionit”.

Sipas tij, në vend të diskutimeve për hallet e qytetarëve, në fushatën e PS u paraqit një “valle hajdutësh” – një poshtërim për shqiptarët, që nuk meritojnë të shohin të tilla përfaqësime nga ata që kërkojnë të udhëhiqen.

“Këto dy ditë, dje dhe sot, për ne, për demokratët, janë një start madhështor drejt suksesit të shumëpritur. Këto dy ditë, me pjesëmarrjen, entuziazmin madhështor, janë preludi i rikthimit të shpresës, besimit te fitorja dhe rikthimit në pushtet të Sali Berishës dhe PD.

Këto ditë tregojnë se një forcë politike si kjo e jona dhe si lideri Sali Berisha kanë ngadhënjyer mbi çdo sfidë dhe janë treguar të pathyeshëm.

Sot, vijmë jo vetëm si forcë e bashkuar, por me një program që sjell zgjidhje për qytetarët. Një program që ka në qendër hallet e shqiptarëve dhe zgjidhjen e tyre.

Katër vite më parë askush nuk e mendonte se do vinte një ditë si kjo e sotmja, me një program për të shpëtuar vendin nga qeverisja e inkriminuar, do vinte këtu nga Sali Berisha dhe PD”, tha Noka.

 

Lini një Përgjigje