
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka treguar arsyet që e çuan të rikthehej në politikë. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD, Berisha u zotua se do të marrë përgjegjësinë e plotë për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri.
Berisha theksoi se vendimi i tij për t’u rikthyer nuk ishte as për pushtet, as për luks, madje shtoi se as në rininë e tij nuk ka qenë i interesuar.
Berisha u shpreh se pas një karriere të përmbushur, ai vendosi të punojë për një trashëgimi të re për PD dhe konservatorët shqiptarë.
“Berisha i tretë të kalonte disa herë të parin dhe të dytin, duke krijuar kështu një bazë të re dhe të fortë për të ardhmen e partisë dhe të gjithë forcave konservatore në vend”, tha kreu i PD.
Lini një Përgjigje