TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2025, 20:34

“Nisma Shqipëria Bëhet” çel fushatën, Lapaj: Vetëm të rinjtë mund të sjellin ndryshim

Shkruar nga Pamfleti

“Nisma Shqipëria Bëhet” çel fushatën, Lapaj:

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Mitingu i fushatës u mbajt në qytetin e Vlorës, ku drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj, paraqiti mesazhin e tij për qytetarët dhe të rinjtë e vendit.

Lapaj theksoi se 11 maji është dita e ndryshimit, një mundësi për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Ai u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht rinisë, që të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme për të shpëtuar vendin nga dështimet e klasës politike aktuale.

Në 12 maj, mendojeni mirë, nëse klasa politike do të mbetet siç është sot, shumë të rinj dhe familjarë që ende kanë dilema, do të bindën se ky vend nuk bëhet dhe do të largohen për të kërkuar mundësi jashtë vendit”, tha Lapaj.

Ai shtoi se koalicioni i të rinjve është i vetmi që mund të sjellë një ndryshim të vërtetë, duke shpartalluar politikanët e vjetër dhe duke ndihmuar Shqipërinë të ngrihet nga kriza. Lapaj u shpreh se nëse rinia nuk do të angazhohet tani, pas zgjedhjeve, askush nuk do të guxojë të besojë më në mundësitë e këtij vendi.

Jam këtu për të folur për ndryshimin, ne kemi një program që ka në themel familjen shqiptare, ekonominë, arsimin, rendin, sigurinë, luftën kundër krimit të organizuar. 11 maji është dita kur duhet të votoni kundër, më besoni nuk është një ditë e zakonshme, o do të lindë shpresa ose do ikin 500 mijë shqiptare, kur duhet të votojmë ndryshimin për të rikthyer shpresën, se nëse në 12 maj klasa politike do vazhdojë të jetë kjo që është sot, shumë të rinj do binden që ky vend nuk bëhet dhe do marrin rrugën e emigrimit”, tha Lapaj.

Lini një Përgjigje