TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2025, 17:42

“Vendin tuaj e ka zënë krimi e droga”, Mediu thirrje emigrantëve nga Breshia: Mos e lini Shqipërinë peng të Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

“Vendin tuaj e ka zënë krimi e droga”, Mediu thirrje

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me diasporën në Breshia të Italisë.  Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i bëri thirrje emigrantëve të votojnë koalicionin opozitar “Shqipëria Madhështore” pasi sipas tij, kjo votë vendos fatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Mediu tha se shqiptarët e Italisë nuk duhet t’ia lënë peng vendin e tyre Edi Ramës, i cili premton pasaportën europiane në një kohë kur shqiptarët duan demokraci dhe të drejta.

Sot nuk dua të flas si politikan, por si vëllai juaj. Ndjejmë dhimbjen dhe krenarinë e një kombi që nuk është ndarë kurrë. Ju e latë vendin nga varfëria, pasiguria, që ju vodhi të ardhmen e fëmijëve. Morët me vete një pjesë të Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë për tu bërë një vend kur prindërit të mos rrinë vetëm.

Këto 12 vjet qeveria e Ramës në mënyrë të qëllimshme ka larguar shqiptarët e ndershëm. Vendin tuaj e ka zënë krimi, droga, përbuzja.

S’mund ta lini vendin peng të Edi Ramës dhe krimit, kemi nevojë të jemi të bashkuar. Doktor Berisha e ka thënë se zgjedhjet e 11 majit, janë zgjedhja dhe vendimi i diasporës. Ju e dini se Rama premton Evropën por ju e dini cfarë është Evropa.

Ai premton pasaportën evropiane për të bërë mashtirmin e radhës, Europë do të thotë familje, zot, Europa do të kthehet në Shqipëri nga 11 maji përmes votës tuaj Shqiptaret nuk duan pasaportë për tu larguar nga Shqipëria, duan demokraci dhe të drejta”, tha ndër të tjera Mediu.

Lini një Përgjigje