
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me shqiptarët në Milano, teksa na ndajne vetëm disa javë nga zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i qeverisë ka ironizuar opozitën, duke thënë se 'bufi do ta kthejë Shqipërinë në gropën e tij'.
Sipas tij, vetëm PS mund ta mbrojë drejtësinë nga thirrjet e PD për të shkrirë SPAK.
"I keni dëgjuar këta tek thonë se si guxojnë të kërkojnë votën kur e kanë gjysmën e qeverisë në burg, por e vërteta është krejt ndryshe. Së pari, në këto vite, ne kemi pasur mbi 60 ministra e qindra kryetarë bashkie e komune, dhe nëse disa jenë gjetur me probleme me drejtësinë që ne krijuam me vullnetin tonë të lirë, nuk do të thotë që të ulim kokën, por të jemi më krenarë se asnjëherë tjetër.
Ata janë këneta që jo vetëm asnjë njëherë nuk i kanë lënë drejtësinë të tonë fjalën e vetë, por ajo këneta ka marrë edhe jetë njerëzit të pafajshëm…Sot duan të kthehen sërish, sepse bufi do të kthej Shqipërinë në gropën e tij, dhe vetëm për hallin e tij.
Këtë mesazh ta marrin sa më shumë shqiptare, nuk bëhet fjalë për pushtetin tonë, për të marrë një votë më shumë se sa këneta, se kjo është më e thjeshta që mund të bëjmë, por për ti dhënë Shqipërisë mundësin vetëm vrapojë drejt objektivit dhe të anëtarësohet.
Vetëm ne mund ta mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit dhe mushkonjave që përbetohen se do ta shkrijnë SPAK, e vërteta është se ata në 12 maj thjeshtë dhe vetëm do prezantohen me Noc Rrokun", u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje