TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2025, 12:56

Çupi: Berisha tentoi të bombardojë ambasadën e SHBA!

Shkruar nga Pamfleti
Çupi: Berisha tentoi të bombardojë ambasadën e SHBA!
Analisti Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi thotë se se Shqipëria është i vetmi vend në botën e përparuar që ka vrasës në politikë, duke iu referuar kryedemokratit Sali Berisha.

Çupi tha ndër të tjera se Berisha ka tentuar të vrasë ambasadoren e SHBA-ve, dhe të bombardojë ambasadën e SHBA-ve. 

“Sot jemi i vetmi vend në botë që kemi kandidatë për deputet të burgosur. Që kur u vendos post-komunizmi u vendos ajo dhunë, saqë jemi vetmi vend në botën e përparuar që kemi vrasës në politikë. Ke Sali Berishën që ka vrarë 4 dëshmorë në bulevard, ka vrarë 26 veta, ka vrarë Remzi Hoxhën. Berisha ka tentuar të vrasë ambasadoren SHBA-ve, ka tentuar të bombardojë ambasadën e SHBA. Nën qeverisjen e tij të luftës civile janë vrarë minimum 3 mijë veta”., tha ai në MCN.

Nga ana tjetër, Çupi shprehet se Rama i ka dhënë vendit atraksion shumë të madh edhe për Perëndimin.

“Edi Rama i ka dhënë vendit atraksion shumë të madh edhe për Perëndimin, me zhvillimin dhe diplomacinë. Jemi vendi që kontinenti europian jo vetëm na dëgjon, por edhe i imoponohemi për disa zgjedhje”., tha analisti.

Duke komentuar nisjen e fushatës elektorale, Çupi tha që LaCivita është kthyer në qesharak, duke shtuar se "Rama ka të drejtat e Zotit të tallet".

 

berisha tentoi të bombardojë ambasadën e shba

Lini një Përgjigje