TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2025, 13:49

Berisha revoltohet me Ramën, zbulon arsyen pse kryeministri nuk i del në debat LIVE

Shkruar nga Pamfleti
Berisha revoltohet me Ramën, zbulon arsyen pse kryeministri nuk i del
Rama dhe Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme në një konferencë për shtyp është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij nuk dalin në debate televizive, pasi sipas tij, e kanë kuptuar se qytetarët i kanë braktisur.

Ai shtoi më tej Rama është shkaku kryesor i të gjithë vështirësive të mëdha me të cilat përballen shqiptarët.

Berisha tha se Rama merret gjithë ditën me parodi, bretkosa, zhaba dhe me mustaqet e Kujtim Gjuzit, pasi sipas ish-kryeministrit, shefi i ekzekutivit nuk ka asnjë alternativë për t’i ofruar shqiptarëve në 11 maj.

'Edi Rama ka dy muaj që përçmon shqiptarët duke mos paraqitur para tyre asnjë alternativë, duke u përpjekur që hapësirën mediatike, komunikimi për qytetarët, në vend që të jetë për programet, ta shndërrojë në një parodi, merret me bretkosa, me zhaba, me mustaqe... i kanë mbetur shumë merak mustaqet e Gjuzit, nuk hyjmë për ta analizuar këtu, me idilin me Bravën...

Pra, a janë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë? Nuk mund të jenë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë. Unë mendoj se qytetarët shqiptarë kanë probleme të tjera madhore.

Po Edi Rama pse nuk hyn te këto? Edi Rama nuk hyn te këto se është shkaku i tyre.

Është shkaku kryesor i të gjithë vështirësive të mëdha me të cilat përballen shqiptarët. I largimit të tyre nga Shqipëria. I papunësisë. I rrogave të ulëta, varfërisë dhe mjerimit. I vjedhjes gjer tek ilaçet.

Unë po vija tani, sot unë kisha një takim ndër më të dhimbshmit që mbaj mend. Takova përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi ndryshe.Dhe ftoj çdo njeri të ndjekë diskutimet e tyre në FB tim sepse mediat e mëdha i censurojnë, për të kuptuar se cilat janë hallet e paimagjinueshme të këtyre njerëzve.

Se si koha jo vetëm ka ndaluar në vitin 2013, por është kthyer mbrapsht dhjetëra vite të tjera. Iu janë hequr edhe një pjesë e mirë e atij kuadri të brishtë që u vendos për trajtimin e tyre. Atyre nafta iu është zbritur 6 herë në krahasim me atë që kanë pasur.Atyre trajtimi i personave kujdestarë iu është zbritur 5 herë shuma që paguheshin, nga 100 mijë në 20 mijë.Atyre u vihen taksa tani, nuk kishin asnjë taksë për të ardhurat më përpara.Ata paguajnë në mënyrë të paimagjinueshme doganat 140 përqind me të cilat blejnë gjërat më të domosdoshme jetike pas operacioneve që kanë bërë.

Nuk mund të ketë një politikë më të pamëshirë se këto.Prandaj Edi Rama përpiqet t’i mbulojë me zhaba, hardhucë, zhapinj dhe nuk flet asnjë fjalë për hallet e qytetarëve. Prandaj ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate as vet, as me përfaqësuesit e tij, duke e parë që e kanë braktisur.Se ishte një braktisje poshtëruese ajo që i ndodhi atij.", tha Berisha.

rama- berisha debat live

Lini një Përgjigje