TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 18:47

“Të rinjtë janë bërë si uji i pakët për ne”, Berisha: 5 vite pa asnjë taksë për secilin që kthehet në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

“Të rinjtë janë bërë si uji i pakët për

Kreu i PD Sali Berisha tha se rinia në Shqipëri është bërë si uji i pakët, ndërsa prezantoi politikat e PD për t’i kthyer ata në atdhe.

Nga një takim përmbylljes i fushatës në Berat, Berisha u shpreh se për të gjithë ata që vendosin të kthehen të investojnë në Shqipëri, do nuk do të ketë asnjë taksë për 5 vite.

“Shqiptarët duhet ta kuptojnë se të rinjtë janë bërë si uji i pakët për ne. Ne do të bëjmë gjithçka që ata të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Për të gjithë burrat dhe gratë, kur të vendosin të kthehen në vendin e tyre, asnjë taksë për 5 vite.

I garantoj se kuotat, në raport me grupmoshën, do të jenë operative, si në politikë, ashtu edhe në çdo fushë tjetër. Të rinjtë do të jenë promotorë të Shqipërisë së high-tech, AI, kriptomonedhave, block chain dhe data center-ave.

Debati intensiv me influencerë dhe tiktok do të nxitet në mbarë vendin. Fjala e tyre, vendimet për të rinjtë, do të merren vetëm me pëlqimet e tyre. Kombi duhet të ndryshojë qëndrimet ndaj tyre, në mënyrë që të qëndrojnë në Shqipëri”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje