TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 18:22

"Protagonist i një shfaqjeje porno politike"/ Vrenozi i përgjigjet Ramës: Ti ju the fëmijëve shikoni fotot e mia nudo

Shkruar nga Pamfleti

"Protagonist i një shfaqjeje porno politike"/ Vrenozi i

Ilir Vrenozi i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit e ironizoi në fjalimin e tij në mbyllje të fushatës në Korçë.

Vrenozi i kërkon Ramës që të mos merret me të, teksa akuzat e kryeministrit për gjuhën e përdorur ka cilësuar si një mënyrë që përpiqet të justifikojë gjuhën perverse që përdor në fjalimet e tij.

Pas kësaj deklarate të kryeministrit në takimin përmbyllës në Korçë, Vrenozi i ka kthyer një përgjigje kreut te qeverise dhe madje i ka kushtuar edhe një këngë.

“Deklarata e tij 'porno politike' është për të qeshur dhe për të qarë. Ai u tha fëmijëve klikoni ne Google dhe shikoni fotot e mia nudo. I ngeli gozhda në sharrë”, tha Vrenozi.

Replikat mes Vrenozit dhe Ramës kanë nisur që kur ky i fundit ka telefonuar që ai të bëhet pjese e PS-së.  Por refuzimi i Ilir Vrenozit ka sjellë edhe pakënaqësi dhe kanë nisur ironizime dhe replika mes tyre

Lini një Përgjigje