
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në Komisionin për Integrimin Evropian propozoi që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit social TikTok.
“Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votojë në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbajë në vëmendje një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme…
AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetë rregullohen. Flas këtu për Meta-n, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë: Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve evropianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve evropianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB-së u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale.
Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale. Pjesa më e madhe këtu jemi prindër. Ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmojë, më pas të na ndërgjegjësojë për forcimin e çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe.
Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëj pjesë në ata politikbërës, që TikTok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem vendimeve për ndalimin e përdorimit të këtij aplikacionin në të tria nivelet: në këshill, legjislacion..etj.
Të paktën te pajisjet e zyrtarëve. SHBA-ja ka shkuar përtej në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit TikTok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion eminent”, tha Balla.
Komisioni Europian e ka ndaluar përdorimin e TikTok nga telefonat e administratës të këtij institucioni, nga frika se tek rrjeti social mund të fshihet një sistem përgjimi, ku nuk përjashtohet rreziku në fushën e sulmeve kibernetike. Punonjësit e KE duhet ta çinstalojnë programin brenda 15 marsit.
Ministri italian për Administratën Publike, Paolo Zanglillo, ka deklaruar se qeveria e Romës po mendon të bllokojë TikTok te më shumë se 3 milionë nëpunës shtetëror.
Ndërkohë që në SHBA po përgatitet një ligj që mund ta cilësojë programin kinez si të paligjshëm në të gjithë territorin amerikan, shtetet europiane kanë filluar t’i binden shembullit të Brukselit.
Drejtuesit e TikTok mohojnë që aplikacioni të ketë funksion spiunimi, madje thonë se të dhënat e përdoruesve nuk përpunohen në Kinë, por në vendet europiane, ku ata kanë tashmë selitë e tyre.
Lini një Përgjigje