Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për në lidhje me ezaurimin e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë.
Në reagimin saj, ambasada thekson se për këtë duhet bërë më shumë dhe të lëvizet më shpejt.
Me një mesazh në rrjetet sociale, ambasada thotë se “SHBA do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Lartë Gjyqësor teksa ai plotëson vendet vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe do të mbështesë përpjekjet e mëdha për të pakësuar çështjet e prapambetura. Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë”.
”Në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte një gjyqtar nga 19 vende. Sot ka 16 anëtarë dhe vetëm tre vende të paplotësuara.
Në korrik të 2020, Gjykata e Lartë kishte rreth 35,000 çështje të prapambetura. Që nga prilli i vitit 2021, projekti për uljen e çështjeve i financuar nga SHBA ka përpunuar mbi 8,200 çështje të mbetura – dhe Gjykata e Lartë iu ka dhënë zgjidhje 5,200 prej tyre.
Më shumë duhet bërë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Lartë Gjyqësor teksa ai plotëson vendet vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe do të mbështesë përpjekjet e mëdha për të pakësuar çështjet e prapambetura. Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë.”, shkruan ambasada në njoftimin e saj.
Lini një Përgjigje