TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2023, 11:11

Deputeti i PD: Qeveri Rama po i nxin imazhin shqiptarëve, po i arrestojnë për çaj mali në vend të hashashit

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti i PD: Qeveri Rama po i nxin imazhin shqiptarëve, po i

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nëpërmjet një postimi ka kritikuar qeverinë për situatën ku ndodhet vendi, emigracionin masiv të të rinjve, vrasjet dhe atentatet.

Ai tha se të rinjtë vazhdimisht po kërkojnë të largohen nga Shqipëria duke zgjedhur udhëtimin me gomone në kanalin ‘La Mansh’ për të mbërritur në Britaninë e Madhe. Ai tha se situata në vend tregohet edhe nga lista e publikuar nga ‘NUMBEO’, ku Shqipëria nuk renditet në vendet më të mira për të jetuar pavarësisht se vende të tjera të rajonit janë pjesë e kësaj liste.

Sipas tij, kjo qeveri do mbahet mend si pushteti që nxiti eksodin më të madh të shqiptarëve dhe që i nxiu imazhin shqiptarëve sa që i arrestojnë edhe kur në qese mbajnë çaj mali e jo hashash.

"Në fakt krimin, kriminelët po i shohim ditën për diell ndërsa zhvillimi nuk duket as me teleskop. Ajo që shohim çdo ditë është zbrazja e vendit. Në verë të rinjtë përdorin gomonet për të kaluar Lamanshin, ndërsa tani në dimër kamionët. Situatën e zymtë të vendit tonë e pasqyronë edhe NUMBEO, njësia më e madhe globale e të dhënave. Kjo njësi pa publikuar një listë ne vendet më të mira për të jetuar. Në të bëjnë pjesë vendet e Ballkanit perëndimor, por jo Shqipëria.

Gjatë llogaritjes së Indeksit të Cilësisë së Jetës merren parasysh faktorët e mëposhtëm:

Fuqia blerëse

Kujdesi shëndetësor dhe siguria

Kosto jetesës

Çmimi i pronës në raport me të ardhurat

Kohët e udhëtimit

Ndotja & Klima”- shkruan Sula.

Në përfundim të analizës së tij të publikuar në facebook, Sula tha se qeveria aktuale do mbahet mend si nxitësja e eksodit më të madh të shqiptarëve.

 

pd shqiperi

Lini një Përgjigje