Teksa na ndajnë shumë pak muaj nga zgjedhjet, kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale se do ta sfidojë vetën në një tjetër eksperiencë, përveç të qenit politikan.
Ndërsa nuk ka lënë rrjet social pa u bërë pjesë me Yutube, kanal në Facebook, TikTok etj... kreu i qeverisë thotë se do të hapë një podcast dhe pjesë e tij thotë se do të jenë njerëz të njohur dhe të panjohur.
Rama e ka quajtur atë “Flasim” dhe shton se të ftuar do të jenë shqiptarë pjesë e skenës publike dhe jo vetëm, madje të huaj dhe kundërshtarë të tij nëse e pranojnë ftesën.
“Është një eksperiencë e re për mua dhe ju. “Flasim” është podkasti im menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësorë apo jo ndaj meje, por edhe protagonistë të jetës shqiptare, aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike. Madje edhe kundërshtarë pse jo nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira”, shkruan Rama.
Të shohim tani se do ti shkojë Ramës kjo eksperincë si moderator dhe gazetar, megjithëse duhet thënë se tani në prag zgjedhjesh çdo hapsirë shfrytëzohet për fushatë.
Lini një Përgjigje