
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se ish kryeministri, Sali Berisha do të tërhiqet nga politika nëse humb në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2025.
I ftuar në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu shtoi se në këto kushte, Berisha do të duhet të mendojë për trashëgimtarin politik që nëse situatat janë njësoj si tani, më i përshtatshmi për atë rol është Ilir Meta.
“Ne urojmë të ketë 150 vite Berisha biologjike, por jeta politike nuk vazhdon sa jeta biologjike dhe në këto kushte nëse humbet në vitin 2025, padyshim pas dy vitesh është i detyruar të mendojë për trashëgimtarin politik dhe mendoj që projekti i tij për Lulzim Bashën e ri është Ilir Meta”, u shpreh Spahiu.
Sipas tij Ilir Meta është personi më adapt për t’u bërë “trashëgimtari” i Berishës, pasi siç komentoi dhe juristi, ky i fundit ka rrotull vetes njerëz mediokër dhe Meta është politikani më i fortë.
Lini një Përgjigje