TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2023, 15:44

“Me marshin e drejtësisë”, Rama mbështet tubimin e qytetarëve të Kosovës për komandantët e UÇK-së

Shkruar nga Pamfleti

“Me marshin e drejtësisë”, Rama mbështet tubimin e

Kryeministri, Edi Rama, ka përshëndetur marshimin solidarizues të qytetarëve të Kosovës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë.

Shefi i qeverisë shqiptare ka ndarë foto në faqen e tij zyrtare “Facebook”, ndërsa ato i shoqëron me mbishkrimin “me marshin e drejtësisë”.

Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, pjesëmarrësist bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Ish-drejtuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) akuzohen me pretendimin se kanë kryer krime lufte dhe aktualisht ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

rama marshimi drejtësisë uÇk

Lini një Përgjigje