TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2023, 15:10

Listë “non gratash" me vete? Escobar viziton Tiranën, takime intensive me “armiqtë” e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Listë “non gratash" me vete? Escobar viziton Tiranën,

Escobar do të injorojë dyshen Meta-Berisha. Berisha është shpallur i padëshiruar nga amerikanët, por nga ana tjetër edhe Meta është përfolur se është në prag të futjes në atë listë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer vëmendjen nga politika shqiptare. Prej disa muajsh si ambasadorja amerikane ashtu dhe zyrtarët e lartë të Uashingtonit kanë frenuar qëndrimet dhe deklaratat, por duket se do të ketë zhvillime.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Escobar do të vijë në Tiranë më 11 prill dhe do të qëndrojë 2 ditë në Tiranë. Mësohet se ai do të ketë takime me presidentin Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe me “armiqtë” e Berishës. Mësohet se ai do të takohet me Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabaku.

Pra Escobar do të injorojë dyshen Meta-Berisha. Berisha është shpallur i padëshiruar nga amerikanët, por nga ana tjetër edhe Meta është përfolur se është në prag të futjes në atë listë.

Pak ditë më parë DASH dha sinjale se do të ketë të tjerë non grata, ndërkohë që janë paralajmëruar bllokime vizash dhe për përfaqësues të mazhorancës. Duket se Escobar vjen me një mision të veçantë këtë herë, pasi do të ketë dy ditë takime intensive dhe nuk është çudi qw të ketë ardhur me listë “non gratash” me vete.

Po ashtu priten takime dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mesazhet do jenë të forta. Sipas informacioneve, Escobar pritet të paralajmërojë se do ketë të tjerë emra që do të ndjekin Berishën, teksa nuk do të mungojnë mesazhet ndaj drejtësisë sa i takon goditjeve në nivel politik. /Pamfleti

escobar berisha meta

Lini një Përgjigje