Ish-kryeministri, Sali Berisha u është bashkuar ditën e sotme demokratëve në Shkodër në ceremoninë përkujtimore të 4 martirëve të cilët humbën jetën në demonstratën e 2 prillit të 1991.
Nga Shkodra, ku mori pjesë në një ceremoni të zhvilluar nga Bashkia e këtij qyteti i bëri thirrje demokratëve që askush të mos votojë PD-në zyrtare.
Ai tha se çdo votë për ‘binomin Basha-Alibasha është votë për Edi Ramën.
“Partia Demokratike është e sigurt se do të dalë fitimtare. I garantoj shqiptarët për vendosmërinë tonë për t’i rikthyer shqiptarëve demokracinë. Binomi Basha Alibasha përbën shëmtirën më të madhe të historisë politike të Shqipërisë, pengje të Edi Ramës dhe çdo votë e imagjinuar për ata është votë për Edi Ramën. Ata s’kanë merituar asnjë besim pasi në radhë të parë shkelmojnë veten e tyre, sillen si pengje pa asnjë lloj vlere.”, tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Berisha gjithashtu është shprehur se në breshëritë e partisë terroriste, 4 martirët ranë për t’u bërë të pavdekshëm.
“Së pari, unë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për familjarët e të rënëve që janë sot midis nesh në këtë 32 vjetor të martirizimit të bijve të tyre. Sot në zemrat tona, në mendjen tonë, bijtë tuaj dhe të Shkodrës, në zemrat e mbarë qytetarëve të Shkodrës dhe njerëzve liridashës kudo, ata janë dhe mbeten më të gjallë se kurrë. Ne përulemi sot me nderimin më të madh para sakrificës së tyre. Para sakrificës së Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës. Të rinj të cilët, 32 vite më parë mbushën këtë shesh për të protestuar paqësisht për votën e lirë. Për të protestuar kundër një diktature, e cila në një akt barbar zgjodhi kremtojë votën e rrëmbyer, zgjedhjet e rrëmbyera, me një masakër që Shkodra nuk e kishte parë në histori. Në breshëritë e falangave terroriste, të partisë terroriste, ranë për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 prillit.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje