
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar mashtrimin që është bërë nga bashkia me qendrën kulturore të Baldushkut.
Këlliçi vizitoi nga afër qendrën kulturore të Baldushkut ku tha se 530 milionë të hedhura aty janë abuzuar dhe shpërdoruar.
"Jam këtu ku kam qenë në datë 1 Nëntor të vitit 2020 ku kam denoncuar farsën e Qendrës Kulturore të Baldushkut.
Duke qenë se sot është dita e 1 Prillit edhe jemi duke çjerrë maskën e propagandës kam ardhur që ta mbyll ditën me një urim të dytë për Kryebashkiakun e Tiranës, Veliajn nga Baldushku.
Çfarë do ju tregoj është diçka shumë interesante është pikërisht që kur vjen nga rruga në ballore e sheh që është gjithçka e lyer bukur, fasada është e pastër, e rregullt, por ajo çka ndodh është realiteti.
Është fasada tjetër, ana tjetër ku nuk duket, ku nuk sheh gjë qytetari i zakonshëm, të lutem kape pak këtë.
Se ka tre vjet që e kam denoncuar dhe vazhdon kështu qendra e Baldushkut, ja kjo është ftyra e vërtetë e Erion Veliajt. Të lutem, shiheni pak, dhe ta garantoj që edhe nga mbrapa është po e njëjta situatë.
Atëherë, me zor po gjenim hyrjen por që të shihni vetë kush është brenda në Qendrën e Kulturës së Baldushkut që ka investuar kryebashkiaku në Tiranë, hajdeni shiheni brenda vetë se si duket, me sytë tuaj.
Kjo është Qendra Kulturore e Baldushkut, 3 vite pasi e kam denoncuar në fakt që nga 1 Nëntor i 2020. Hajdeni këtu, këtu janë hedhur 40 milionë lekë për rikonstruksion dhe 530 milionë lekë në total si investim.
Ky është. Kjo është, që ta shihni, fytyra e vërtetë e investimeve edhe këto janë standardet.
Hajdeni se kemi katin e dytë, urdhëro të lutem kjo ëstë e gjithë qendra ku janë hedhur 530 milionë lekë të taksapaguesve dhe nuk ka lekë për stuudentët, për pensionistët, nuk ka lekë për familjet në nevojë, nuk ka lekë për autobusin. Dhe thonë “ku do i gjen Belind Këlliçi lekët?” këtu janë lekët vetëm këtu mund të kursehen 530milionë lekë, vetëm këtu, këtu janë lekët.
Nuk do vidhet më, kjo do të ndodhë!", tha Këlliçi.



Lini një Përgjigje