TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2023, 19:28

Shqipëria me administratë sa 11% e popullsisë; Gjermania sa 1.1% e popullsisë

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria me administratë sa 11% e popullsisë; Gjermania sa 1.1%
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë

Krahasim në kohë fushate; kur deri më 31 mars, qeveria ka shtuar në zyrat e pushtetit edhe 3328 punonjës definitivë e provizorë për 1 vit; u vërtetua lajmi i publikuar nga “Pamfleti” më 6 shkurt 2023

Vërtetohet lajmi i publikuar nga “Pamfleti” më 6 shkurt, lidhur me dy VKM  nr. 44 e nr. 56, datë 1 shkurt 2023 të qeverisë, për punësimet elektorale para zgjedhjeve të 14 majit, me kohë të përhershme e provizore 1-vjeçare në administratën qendrore e rajonale.

Sipas informacionit nga Ministria e Financave, ditën e premte janë zbatuar plotësisht këto dy vendime qeverie, për punësimet shtesë në administratë, duke bërë emërimet, krijimin e fondit të pagave dhe kalimin në Thesar sipas institucioneve përkatës.

Zbatimi i vendimeve hyri në fuqi më 1 shkurt 2023, ndërsa gjatë dy muajve shkurt- mars, nga degët e PS në rrethe, krye bashkiakët, deputetët e prefektët, u bë përzgjedhja e 3328 të emëruarve, ku bie në sy fakti se të gjithë janë pjesë e “Rilindjes”.

Listat me emrat e përzgjedhur, pasi u miratuan nga drejtuesit politikë të 12 qarqeve, iu dorëzuan zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila i çoi në Ministrinë e Financave për miratim buxheti shtesë në fondin e pagave.

Me VKM nr. 44, janë shtuar 1125 nëpunës si pjesë e Shërbimit Civil me kontratë pune të përhershme, nga të cilët shumica janë çuar në kryeministri, te ministria dhe institucionet e vartësisë së Ballukut, te ministria e Xhaçkës, Çuçit, Manastirliut, Peleshit, Krifcës, Kumbaros, Kushit, Bilalit, Muzhaqit etj. 

Ndërsa në zbatim të VKM nr. 56, në administratë janë shtuar edhe 2176 nëpunës me kontratë 1-vjeçare deri më 31 mars 2024, konkretisht: 68 në Kryeministri; 93 te Ministria e Turizmit; 89 te Ministria e Kulturës; 86 te Energji-Infrastruktura; 77 te Ministria e Arsimit; 67 te Ministria e Brendshme; 48 te Ministria e Drejtësisë; 23 te Ministria e Jashtme; 14 te Kryesia e Kuvendit.

Kemi informacion nga Ministria e Financave, se brenda datës 10 maj 2023, pra 4 ditë para zgjedhjeve, Babloku do shtojë edhe 1000 nëpunës në administratat e institucioneve dhe shërbimeve publike nëpër bashki e prefektura.

Në këtë fushate elektorale, kur qeveria ka shtuar edhe 3328 punonjës administrate, kemi bërë këtë krahasim: Shqipëria me 2 milionë banorë, 11% i ka nëpunës në administratën shtetërore; ndërsa Gjermania me 91 milionë banorë ka vetëm 1.1% nëpunës shteti.

Më konkretisht, Shqipëria me 28 mijë km2 territor ka 220 mijë punonjës administrate të çdo kategorie, ose 1 punonjës për 9.2 banorë; ndërsa Gjermania me 357 mijë km2 ka 910 mijë nëpunës shteti, ose 1 zyrtar për 101 banorë.

Krahasimi tjetër është ky: ku janë gjermanët e në çfarë derexheje na kanë katandisur shtetarët ne dhe Shqipërinë; madje edhe në kulturën e sjelljes, korrupsionin dhe padrejtësitë nëpër zyra./Pamfleti

administrata shqipëria popullsia %

Lini një Përgjigje