Mund të duket si shaka e 1 prillit por shkrimtarja dhe pedagogia shqiptare e LSE (London School of Economics and Political Science) në Britaninë e Madhe, Lea Ypi thotë ka marrë sot një telefonatë nga Sekretarja e Punëve të Brendshme, Suella Braverman.
Përmes një statusi në Twitter, Lea thotë se Braverman duket se ka bërë një hap pas lidhur me qëndrimet e saj ndaj shqiptarëve, ndërsa i ka konsideruar si kriminelë.
“Sapo mora një telefonatë nga Suella Braverman, e cila mesa duket po telefonon disa anëtarë të diasporës shqiptare për t’iu thënë se i vjen keq për vërejtjet e saj dhe gjithçka ka thënë. Ajo ka ftuar një delegacion për të pirë çaj mali në Home Office”- shkruan shkrimtarja shqiptare Lea Ypi në Twitter.
Just received a call from Suella Braverman who is apparently phoning select members of the Albanian diaspora to say she regrets her remarks, and all that they've led to, and to invite a delegation for mountain tea in the Home Office.
— Lea Ypi (@lea_ypi) April 1, 2023
Megjiatë kjo mund të jetë një shaka e shkrimtares shqiptare për 1 Prillin marrë shkas edhe nga fakti se pak ditë më parë një shqiptar u arrestua për pak orë nga policia britanike pasi ngatërruan çajin e malit me drogën.
Lini një Përgjigje