TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2023, 07:53

Akuzat për pakt të fshehur, Gazment Bardhi: Me Berishën nuk më lidh më as e shkuara!

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat për pakt të fshehur, Gazment Bardhi: Me Berishën nuk
Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmes një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar se nuk e lidh asgjë me Sali Berishën.

Bardhi thotë se nuk ka patur kurrë pakte të fshehura me ish kryeministrin Berisha dhe se të gjitha këto akuza janë qesharake dhe intriga të vogla për të përçarë më tej Partinë Demokratike.

“Qesharake tezat e atyre që duan të përçajnë akoma më tej PD-në për interesa personale. Me Sali Berishën nuk kam patur kurrë pakte të fshehta apo të hapura. Dhe nuk ka për të patur kurrë. Me të nuk më lidh as e shkuara, as e tashmja, as e ardhmja. Janë intriga të vockla njerëzish të keqpërdorur për interesa të qarta pushteti. Nëse ata që qëndrojnë në hije pas këtyre intrigave 2lekëshe, mendojnë se mund të më intimidojnë mua dhe kolegët e mi, po ua përsëris edhe publikisht: i keni bërë llogaritë gabim! Koston e baltës së hedhur ndaj meje, nga disa drejtime, do të vazhdoj ta përballoj si njeri i lirë. Kam bërë dhe do të bëj atë që kam besuar, sepse nuk jam peng i askujt”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Akuzat për pakt të fshehur, Gazment Bardhi: Me Berishën nuk

Bardhi së bashku me disa eksponentë të tjerë në Partinë Demokratike kanë shprehur gjithnjë së fundmi qëndrimin se PD do të duhet të dilte në zgjedhje ose me kandidatët e Berishës si kandidatë për krerë në 61 bashkitë e vendit ose do të duhet të dilte vetëm në disa bashki dhe gara do të duhej të përqendrohej në këshillat bashkiakë.

Ai ka insistuar deri në fund në këtë qëndrim në mbledhjet maratonë të Kryesisë së Partisë Demokratike por nga ana tjetër e ka theksuar se çfarëdolloj vendimi të merrnin organet drejtuese do ta respektonte.

Partia Demokratike e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj nuk do të ketë kandidat për 3 bashki shumë të rëndësishme në vend.

Në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që të tërhiqen kandidatët nga gara për kryebashkiakë në Durrës, Elbasan dhe Shkodër duke ia lënë kështu Berishës garën me Ramën.

pd bardhi berisha

Lini një Përgjigje