TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2023, 16:35

Masakra e 2 prillit, Lulzim Basha: Heronjtë e Shqipërisë që vunë gjakun në altarin e lirisë, frymëzim për çdo brez

Shkruar nga Pamfleti

Masakra e 2 prillit, Lulzim Basha: Heronjtë e Shqipërisë që

Ish krye demokrati, Lulzim Basha ka përkujtuar masakrën e 2 prillit 1991, ku mbetën të vrarë 4 persona të pafajshëm, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Basha u shpreh se heronjtë që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë janë frymëzim për çdo brez.

Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka janë heronjtë e gjithë Shqipërisë që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë dhe demokracisë. Ata janë frymëzim për çdo brez, sepse çdo ditë që nuk luftohet për lirinë ajo është e kërcënuar të zhduket. Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!”, shkruan Basha.

Kujtojmë se si sot 32 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendit. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.

Edhe pse kishte disa muaj që ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë. Plumbat e forcave të policisë morën jetën e Bujar Bishanakut, Arben Brocit, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, sot të shpallur martirë të demokracisë, ndërkohë që me dhjetëra u plagosën.

basha maskara e 2 prillit

Lini një Përgjigje