TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2023, 18:25

Rama tenton të ringjallë “Ballkanin e Hapur”, takon Vuçiçin dhe Kovaçevskin  në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Rama tenton të ringjallë “Ballkanin e Hapur”, takon

Kryeministri Edi Rama ka rinisur tentativat për të ringjallur “Ballkanin e  Hapur”. BE ju rikthye Procesit të Berlinit dhe e la në hije këtë projekt, të iniciuar nga kryeministri shqiptar, ai serb dhe ai maqedonas.

Sot Rama ka shkuar në panairin e verërave në Bardolino të Italisë ku zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiçdhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në fokus të bisedimeve ishte ‘Open Balkan’, për të cilin  Rama bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë në fund të majit në Shqipëri, ku do të mbahet edhe një panair vere.

Ky është një shans i madh për të folur për bujqësinë, prodhimin e verës, sfidat dhe ambiciet tona. Ky është një shans i madh që prodhuesit tanë të kontaktojnë dhe të krijojnë marrëdhënie me prodhues të tjerë në rajon”, tha Rama.

Rama përmendi Kosovën si shkaktarin e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe vlerësoi se kjo është arsyeja për të folur më shumë, jo më pak, ndërsa shtoi se Kurti tani është shumë më i hapur për bisedime se më parë.

"Ndonjëherë ka mosmarrëveshje vërtet të mëdha mes nesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën dhe kjo është arsyeja për të folur më shumë. Dialogu është gjëja më e rëndësishme. Nëse do të vazhdonim të mos flisnim me njëri-tjetrin, të qëndronim pas barrikadave në Ballkan, do të ishte shumë e vështirë për të gjithë ne”, tha Rama.

Në përfundim kishte edhe një mesazh për tre vendet e tjera, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi që pret të bëhen sa më shpejt pjesë e iniciativës së Ballkanit të Hapur.

"Duhet të vazhdojmë në këtë drejtim, të përballemi me të gjitha pengesat dhe problemet. Dashuria për vendin tënd nuk do të thotë të urresh të tjerët. Le të vazhdojmë të ecim përpara dhe kjo do të na ndihmojë", përfundoi Rama.

rama kovacevski vucic

Lini një Përgjigje