
Nesër në Hagë do të nisë procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK. Lidhur me këtë zhvillim ka folur edhe kryeministri Edi Rama
Sipas tij, krerët e UÇK po mbahen të mbyllur pa të drejtë pas hekurave në Hagë pasi akuzohen si kriminelë lufte. Këtë akuzë, Rama thotë se është jashtë çdo lloj imagjinate në raport me të drejtën ndërkombëtare duke qenë se ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës luftuan kundër spastrimit etnik.
“Ka diçka të madhe që nuk shkon me këtë proces. Pa dashur të paragjykoj aspektin që ka të bëjë me drejtësinë e pavarësinë e Kosovës, mbetem i mahnitur në sensin më negativ nga fakti që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtarë popullore jo i një ushtrie të organizuar por një rebelimi ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikikisht shqiptarët në Kosovës akuzohen së bashku si kriminelë lufte. Njeriu që vetë presidenti aktual i SHBA, Joe Biden e pagëzoi si ‘George Yashington’ i Kosovës është prej një kohe të gjatë prapa hekurave, i mbyllur brenda pa akuzë, gjë që është jashtë cdo lloj imagjinate në raport me të drejtën ndërkombëtare”, tha Rama.
Lini një Përgjigje