
Në kuadër të ditës së dytë të vizitës në Shqipëri të Presidentit francez, Emmanuel Macron, janë nënshkruar marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
Në ambientet e Kryeministrisë ka nisur takimi mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit Edi Rama.
Macron së bashku me Ramën, si edhe në praninë e ministrave dhe zyrtarëve nga kabinetet e të dy qeverive, kanë nisur firmosjen e disa marrëveshjeve mes dy vendeve.
Në kuadër të ditës së dytë të vizitës në Shqipëri të Presidentit francez, Emmanuel Macron, janë nënshkruar marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, konkretisht:
-Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës.
-Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjelltë midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit.
-Marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë të Francës.
-Deklaratë qëllimi mes Ministrisë të Brendshme të Shiqipërisë dhe Francës në lidhej me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Francës, do të zhvillohet konferenca për shtyp e Kryeministrit Rama dhe presidentit Macron.
Presidenti francez, Emanuel Macron, e nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare.
Thuajse 1 orë pas mbërritjes së tij në vend, është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.
Macron humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, pasi shtyhu vizitën e tij me disa orë, edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Shkak i shtyrjes u bë një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe për shkak të situatës në Lindjen e Mesme. Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë.
Lini një Përgjigje