TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2023, 08:03

Vizita në Tiranë, Begaj pret sot në Presidencë homologun Emmanuel Macron (Axhenda)

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në Tiranë, Begaj pret sot në Presidencë homologun
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Bajram Begaj

Presidenti francez, Emmanuel Macron mbërriti ditën e djeshme në Tiranë, për t’iu bashkuar me vonesë samitit të Procesit të Berlinit.

Ditën e sotme, Macron do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ku ndër të tjera do të realizojnë edhe një takim kokë më kokë, sipas axhendës.

AXHENDA E PLOTË:

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sot më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:
8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
-Interpretohet himni kombëtar francez;
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.
08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

 

emmanuel macron bajram begaj

Lini një Përgjigje