
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga homologu shqiptar Bajram Begaj ku u interpretuan himnet e dy vendeve e më pas u krye kalimi para truprojës së nderit.
Kreu i shtetit francez erdhi të hënën pasdite në Tiranë, ndërsa u prit nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave.
Pas takimit me Begajn, Macron do t'i drejtohet kryeministrisë, ku do të nënshkruajë me qeverinë shqiptare marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve. Në 11:30 pritet të ketë edhe një konferencë për shtyp me Ramën.
Macron mbërriti në Tiranë një ditë më parë dhe e nisi vizitën e parë zyrtare me një ceremoni në Pallatin e Brigadave ku i ka dorëzuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.
Agjenda e plotë:
8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
-Interpretohet himni kombëtar francez;
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.
08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.
Lini një Përgjigje