TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2023, 10:04

Takimi me Macron, Begaj: Sulmi në Banjskë i papranueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Macron, Begaj: Sulmi në Banjskë i papranueshëm

Presidenti Bajram Begaj ka takuar sot në Presidencë, homologun francez, Emmanuel Macron.

Gjatë takimit kokë më kokë, Begaj nënvizoi se vizita historike e Macron në Shqipëri, demonstron interesin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në drejtim të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Franca dhe Presidenti Macron i kanë dhënë procesit të zgjerimit dhe të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit.

Kreu i Shtetit falenderoi gjithashtu homologun francez, për kontributin në mbështetje të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar nevojën e dënimit dhe të shkurajimit të akteve të dhunës dhe të provokimeve në komunat e Veriut të Kosovës.

“Kosova është vend sovran dhe i pavarur. Akte terroriste si ajo e Banjskës në Zveçan (24 shtator 2023), janë të papranueshme e të dënueshme për sigurinë e saj, por edhe të rajonit e të mbarë kontinentit evropian”, tha Begaj.

begaj takim sulm veri

Lini një Përgjigje