
Në statutin e ri të Partisë Demokratike që pritet të miratohet sot gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar, parashikohet që Lulzim Basha të marrë drejtimin e grupit parlamentar.
Gjithashtu ndryshimet statutore i heqin kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm, duke bërë që i gjithë Kuvendi të përcaktohet nga pedagogu Rezart Prifti, si një organizim vetëm për të hequr qafe Gazmend Bardhin.
Prifti, tha se pasi gënjeu për 10 vite demokratët dhe qytetarët që do të rrëzonte maxhorancën qeverisëse, Basha tashmë organizon një Kuvend Kombëtar dhe ndryshon statutin e PD vetëm për të goditur me letra Bardhin.
“Bëri një kuvend për Gaz Bardhin, bëri një statut të ri për Gaz Bardhin, bëri lëmsh e li gjithë dynjanë për Gaz Bardhin, pra e gjithë kjo u bë për Gaz Bardhin, për të hequr Gaz Bardhin me letra, ku nga të gjitha krahët këta nuk kanë asnjë letër”, -tha Prifti në Euronesës Albania.
Por çfarë pritet të ndryshohet në statut?
Ndryshimet stature që pritet të miratohen në Kuvend prekin dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, ku sipas statutit të ri, kur PD nuk është shumicë qeverisëse, kryetari i partisë është dhe kreu i grupit parlamentar.
Në këtë mënyrë pas miratimit të ndryshimeve në statut Basha pritet të jetë dhe kryetar i PD, por dhe kryetar i grupit parlamentar.
Një tjetër ndryshim në statut parashikon reduktimin e kompetencave të sekretarit të përgjithshëm.
Në dokumentin që pritet të prezantohet në kuvendin e PD thuhet se në mungesë të tij, dokumentimin e mbledhjeve të Kryesisë mund ta bëjë edhe një person i ngarkuar nga Kryesia.
Lini një Përgjigje