TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2023, 10:36

Kuvendi i PD/ Basha sposton Gazment Bardhin, shpall veten kryetar të grupit parlamentar

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi i PD/ Basha sposton Gazment Bardhin, shpall veten kryetar të grupit
Basha në Kuvendin e PD

Lulzim Basha pritet të marrë vetë drejtimin e grupit parlamentar demokrat. Pas përplasjeve të shumta me Gazment Bardhin, Basha ka vendosur ta spostojë nga pozicionet që ka marrë.

Pasi Enkelejd Alibeaj u larguar si kryetar grupi, drejtimin e mori Bardhi. Mirëpo sot në Kuvendin që do të mbajë Basha, do të miratohen disa ndryshime statutore dhe aty përcaktohet që në rast se PD nuk është forcë qeverisëse, drejtimin e grupit parlamentar e mban kryetari. Pra Basha tani do të jetë dhe kryetar grupi. Më tej thuhet se vetë kryetari mund të caktojë një prej nënkryetarëve që ta ushtrojnë këtë detyrë.

"Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave. Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar", thuhet në ndryshimet e statitit të PD-së.

Kuvendi i PD/ Basha sposton Gazment Bardhin, shpall veten kryetar të grupit

Po ashtu, Basha ka vendosur që të përjashtoje nga PD të gjithë ata që kanë kandiduar për subjekte të tjera. Me pak fjalë, kandidatët e 14 majit që dolën nën logon e PL nuk do të jenë më anëtarë të kësaj force politike.

Në korrik, Bash u rikthye në krye të PD  me përplasjeve dhe tensioneve. Disa deputetë i kanë dalë kundër dhe sot Kuvendi Kombëtar duket se do të jetë një “gijotinë” për kritikët. Basha do të ndryshojë statutin dhe përmes tij i hapet rruga të përjashtojë të gjithë kritikët. Kuvendi ishte parashikuar të mblidhej në orën 10.00, por ende nuk ka filluar, ndërkohë që kanë dalë detajet e para të ndryshimeve statutore.

Lini një Përgjigje