TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2023, 09:19

Presidentja e Kosovës vizitë dy-ditore në Tiranë më 4-5 shtator, zbardhet axhenda

Shkruar nga Pamfleti

Presidentja e Kosovës vizitë dy-ditore në Tiranë më 4-5

Në 4 shtator Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vjen në një vizitë dy ditore në Tiranë me ftesë të Presidenti Bajram Begaj. Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Bajram Begaj.

Përmes një njoftimi për shtyp presidenca ka sjellë detaje të axhendës së kësaj vizite, që do të nisë me një ceremoni zyrtare mirëseardhje në Institucionin e Presidencës.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani. Më poshtë gjeni disa nga detajet e programit në Institucionin e Presidentit të Republikës, të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.

Axhenda 04 shtator 2023

-10:00 - Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

-Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

-11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

-Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë", njofton presidenca.

Kjo është vizita e parë që pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë dhe refuzimit që Albin Kurti i bëri Edi Ramës në takimin informal me liderët e rajonit dhe pak ditë pas takimit në Greqi ku Begaj mungoi.

presidentja e kosoves vjosa osmani vizite tirane

Lini një Përgjigje