TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shtator 2023, 20:34

“Po dëmton xhepat e qytetarëve”, Salianji për rritjen e çmimit të naftës: Qeveria po përkëdhel oligarkët dhe ndan fitimet me ta

Shkruar nga Pamfleti

“Po dëmton xhepat e qytetarëve”, Salianji për rritjen

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka akuzuar qeverinë Rama për situatën me çmimin e naftës, teksa shtoi se kontrabanda me naftën po bën kërdinë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Salianji shprehet se çmimi i naftës po kapërcen kufijtë e 200 lek për litër, duke rënduar xhepat e qytetarëve dhe duke dëmtuar ekonominë e biznesit dhe familjeve. Deputeti i PD akuzoi ndër të tjera qeverinë se ka krijuar puse pasurimi vetëm për një grusht njerëzish.

Kontrabanda e naftës bën kërdinë, madje dhe nga vende nën embargo si Libia, ndërkohë që fitimi i kompanive të tregtimit të karburanteve ka arritur majat me përkëdheljen e oligarkëve dhe ndarjen e përfitimeve me ta!

Çmimi i naftës po kapërcen kufijtë e 200 lek për litër duke rënduar xhepat e qytetarëve dhe duke dëmtuar ekonominë e biznesit dhe familjeve, qeveria ka krijuar puse pasurimi vetëm për një grusht njerëzish dhe kujdeset për ta, asnjë ndërhyrje, asnjë ndihmë dhe thuajse zero kontrolle! Duhet ndryshim!”, shkruan Salianji.

salianji Çmimi naftës

Lini një Përgjigje