TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2023, 11:07

Nis me një orë vonesë mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD

Shkruar nga Pamfleti

Nis me një orë vonesë mbledhja e Kuvendit Kombëtar të

Me një orë vonesë ka nisur mbledhja e Kuvendit Kombëtar i PD. Në nisje të mbledhjes, Lulzim Basha është pritur me duartrokitje nga anëtarët.

Ashtu siç ishte përcaktuar, mbledhja mbahet në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Më herët, në një reagim në ‘Facebook’, Partia Demokratike shkroi se ky takim vjen në një moment vendimtar për vendin dhe se PD ka zgjedhur reformimin dhe modernizimin e partisë opozitare.

Mësohet se agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore; Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

Këto ndryshime i ka paralajmëruar dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimeve të tij me demokratët. Ai tha se në Kuvend sot do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje