
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, teksa foli për dosjen e Xibrakës, akuzoi SPAK-un se pastron çdo krim që ka lidhje me njerëzit e afërt apo familjarëve të Ramës.
“SPAK vazhdon të pastrojë çdo krim me lidhje qeveritare afër Edi Ramës, vazhdon të jetë një vegël e Edi Ramës dhe që nuk ka mision luftën kundër krimit të organizuar, por ka mision mbrojtjen dhe pastrimin e provave të krimit dhe të elementëve të krimit për çdo qeveritar afër Ramës apo familjar të tij. SPAK ka si synim kryesor luftën kundër opozitës”, tha ai.
I ftuar në emisionin në ‘Debat’ në “A2CNN”, ai ngriti disa pikëpyetje, ndërsa tha se urdhri ka qenë nga lartë për ta mbyllur si çështje, rastin e “Xibrakës”.
“Çfarë pune kishte aktiviteti i Xibrakës me Kosovën? Aktivitetin e bandës së Xibrakës ku rezulton i përfshirë emri i Olsi Ramës e ka hetuar prokuroria e Hanoverit. Ajo disponon të gjitha të dhënat. Pse nuk bashkëpunoi SPAK-u me prokurorinë e Hanoverit në Gjermani? Çlidhje kishte aktiviteti në Kosovë? Fshehje dhe prishje e provës së krimit.
Personi i identifikuar si 45 vjeç dhe me fotografi. Tani më thoni mua, shteti e di moshën dhe foton, por SPAK nuk e identifikon dot. Kjo është ngutje e urdhëruar nga lartë: Mbylle, veri kapak se qelbet”, tha Noka.
Lini një Përgjigje