TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Janar 2025, 20:49

Gati t’i bashkohet PS? Braimllari reagon sërish: U akuzova për tradhti, me dhunë s’më mban njeri në rresht!

Shkruar nga Pamfleti

Gati t’i bashkohet PS? Braimllari reagon sërish: U akuzova për

Ish-nënkryetari i PL-së, Endrit Braimllari sqaroi deklaratën e tij se është i gatshëm për t’u bërë pjesë e PS në zgjedhjet e ardhshme.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Braimllari u shpreh se nuk ka marrë ende një propozim konkret, por shtoi se elektorati i tij anon më shumë nga ana e majtë. Duke komentuar reagimet e ashpra për qëndrimin e tij, ai tha se nuk është më funksionar i partisë.

E para unë kam dhënë dorëheqjen nga funksioni i asaj partie. Nuk jam aktiv aktiv gati një vit në strukturat e partisë. Jam përjashtuar edhe nga komiteti drejtues kombëtar, çka që më ka dhënë të drejtën të shikoj angazhimin tim dhe të mendoj se nga do të jetë kahu ku do të angazhohem në zgjedhjet e ardhshme. Në zgjedhjet e ardhshme përballemi me dy alternativa, një kamp të djathtë që përfaqësohet nga PD, dhe të majtën nga PS. Mbështetësit e mi dhe angazhimin tim i kam të majtë dhe e shikoj më shumë veten për të qenë më shumë pjesë e një angazhimi të tillë dhe s’ka pse shqetëson njeri dhe merakos njeri ku nuk po ik në detyrë. U

në kam vendosur që të kem një angazhim timin që në këtë kohë kur jetojmë, secili ka të drejtë të zgjedhë. E gabuar apo jo zgjedhja ime, këtë do ta vendosin qytetarët apo edhe koha do ta tregojë. S’ka arsye që të irritohet njeri apo të përdoret një gjuhë bullizuese. Duhet të shkëputemi njëherë e përgjithmonë nga një mentalitet i një politike të vjetër ku gjuha e shantazhit dhe dhunës të mban në rresht. Mua me dhunë s’më mban njeri në rresht. E para, jam i pastër si kristali. Po të kisha probleme nuk do të dilja të flisja në TV. Kam vendosur se e kam pasion politikën. Nuk kam diçka konkrete. Kam bërë të qartë angazhimin tim“, tha mes të tjerash ai.

Ai u shpreh se është sulmuar dhe akuzuar për tradhti, por theksoi se këto akuza janë të pavërteta dhe se nuk është aspak rasti i tij. Braimllari u shpreh se pasioni i tij për politikën nuk ka vend për pazare,

Në atë qëndrim nuk ka asgjë të vërtetë, nuk është një tradhti. Tradhtohet kur je në front në betejë. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit 19 vite. E dinë shumë mirë ish-kolegët e mi. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit, madje shpesh për të bërë detyrën time në front kam qenë edhe i ashpër. Kjo s’ka lidhje fare më tradhtinë. Kë po tradhtoj un? Interesat e kujt? Unë jam një njeri që dua të merrem me aktivitet politik. Unë po filloj një epokë të re, pra po them do t’ja nis nga fillimi. Unë e kam pasion, këta mendojnë që gjithmonë ka pazar. Sulmin nuk po e bëjnë ish-kolegë të mi, por këta që erdhën nga zyrat e shtetit që erdhën pa provuar terrenin. Si mund t’i thuash një themeluesi një term të tillë. Çfarë mund të mendojë një i ri, këta nuk mendojnë si të shkojnë tek votuesi, por të mbarojnë punët që kanë brenda opozitës”, tha më tej ai.

Lini një Përgjigje