Për këto ndërhyrje me pasojë dështimin e hetimeve, drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj (Hajnaj), ka informuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, fillimisht në muajin mars 2023 dhe më pas në muajt shkurt e shtator 2024...
Byroja Kombëtare e Hetimit, është strukturë brenda SPAK, ku njeri institucion heton e dorëzon provat, ndërsa tjetri urdhëron e orienton hetimet dhe procedon subjektet, por brenda kësaj vartësie ka një linjë të paprekshme për përmbajtjen e dosjeve që hartojnë agjentët e BKH-së.
Në informacionin e brendshëm që ka siguruar “Pamfleti”, thuhet se ka filluar një “luftë” mes BKH e SPAK, ngaqë disa prokurorë e kanë prekur këtë linjë të paprekshme, duke hequr prova e dëshmi nga dosjet që kanë dorëzuar hetuesit.
Pra, hetuesit e BKH-së, kryejnë detyrën si Oficerë të Policisë Gjyqësore brenda SPAK, me hetime paraprake nëpërmjet dokumenteve shtetërore e private, dëshmive, letër porosive nga partnerët, pyetjes e gjurmimit fizik dhe përgjimit të personave në akuzë.
Por, sipas informacionit, në integritetin, funksionalitetin dhe përmbajten e dosjeve të hetuesve të BKH, kanë ndërhyrë disa prokurorë të SPAK-ut, duke mos futur në akt-akuza, prova të rëndësishme, me selektime preferenciale e klienteliste për të lehtësuar subjektet e hetuara.
Në vitet 2022-2024, është konstatuar se 7 prokurorë të SPAK, kanë minimizuar dhe hequr prova, dëshmi e dokumente përcaktuese, nga raportet hetimore, për politikanë të lartë, ministra, deputetë, krye bashkiakë, krye policë, drejtorë qendrorë, biznesmenë e krerë të botës së krimit.
Janë 137 dosje të dorëzuara nga BKH, ku prokurorët e SPAK kanë ndërhyrë, duke hequr prova e dëshmi, me qëllim pushimin e hetimeve, mos dërgimin para drejtësisë, ose lehtësim akuzash si kundërvajtje penale, të personave me fuqi shtetërore e të lidhur me pushtetin, siç u veprua fillimisht për të shpëtuar Ilir Beqjen.
Për këto ndërhyrje me pasojë dështimin e hetimeve, drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj (Hajnaj), ka informuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, fillimisht në muajin mars 2023 dhe më pas në muajt shkurt e shtator 2024.
Por prokurorët e SPAK, kanë vazhduar të heqin prova e dëshmi kryesore nga dosjet që kanë hartuar dhe dorëzuar hetuesit e BKH-së, për politikanë të lartë, ministra, deputetë, krye bashkiakë, krye policë, drejtorë qendrorë, biznesmenë e krerë të botës së krimit.
Mos reagimi konkret i drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, për të hetuar dhe parandaluar këtë skandal, ka detyruar drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj (Hajnaj), të informojë partnerët e SHBA dhe të kërkojë ndërhyrjen e tyre.
Kjo dhe për faktin, se prokurorët që kanë hequr prova e dëshmi nga dosjet hetimore, kanë dështuar proceset penale, me deklarime sikur hetuesit e BKH kanë kryer hetime të mangëta e jo prefesionale, që gjoja nuk vërtetojnë akuzat për veprat penale.
Realisht, është krejt e kundërta, mbasi hetuesit e BKH-së i kanë kryer hetimet të plota, me metodat për të cilat janë trajnuar pranë FBI, EUROPOL dhe shërbimeve të tjera të specializuara të anti-mafies në SHBA, Angli, Itali e Gjermani.
Prej heqjes së provave, për disa hetime kanë ndryshuar dhe klasifikimet e veprave penale duke shmangur akuzat për grupe të strukturuara kriminale, pastrimin e parave, fshehjen e pasurive, sekuestrimet dhe arrestimet e personave të favorizuar, mes tyre dosjet për Pëllumb Salillarin, pasuritë e vëllait të Fatmir Xhafajt etj., etj./Pamfleti
Lini një Përgjigje