Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD, Sali Berisha nuk la pa komentuar mesazhin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama për qytetarët.
Teksa e cilësoi një “rrëfim hallesh personale”, vijoi me akuzat ndaj Olsi Ramës sa i takon çështjes “Xibraka”.
“Makina e famshme e krerëve të grupit të Xibrakës, këtu keni fotografinë e kompjuterit. Tregon disa nga rastet e përdorimit të kësaj makine për udhëtime jashtë shteti. Pas Gentian Gjonajt, iu them unë se trafikanti Olsi Rama është udhëtari më i shpeshtë me këtë makinë.”
Ai madje deklaroi se për Ramën “ka lajme të reja”, duke theksuar se vëllai i tij do të përballet me procese të tjera gjyqësore.
“Sa del dhe bën be të rreme para qytetarëve të ngopur me gënjeshtrat tua, thuaj pse e ka përdorur kaq shumë herë makinën e Xibrakës?! Përveç kësaj, i them zotit Rama që del dhe mendon se shqiptarët hallet e tij kanë, BKH ka njoftuar se në datën 7 Dhjetor 2024 është protokolluar një letër e nënshkruar nga Zaho Koka, dërgues anonim. Letra ka informacion për Olsi Ramën, kishte një foto të qartë e tij në një qytet europian. Informacion edhe për rrëmbimin e një biznesmeni në Dhjetor të 2015-ës. Letra iu dha për verifikim OPGJ-së në datë 9 Dhjetor 2024. Më 11 Dhjetor, ky OPGJ që qenka djalë, u thirr nga drejtuesja famoze. Spiune e çmendur e Edi Ramës në BKH dhe iu komunikua ndërprerja e veprimeve të mëtejshme. Mos dil t’ua nxish të Dielën qytetarëve!”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje