
Kryedemokrati, Sali Berisha ka komentuar paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama se do të ngrejë padi ndaj kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi për akuzat ndaj vëllait të tij Olsi Rama për dosjen Xibraka.
I pyetur nëse Gazment Bardhi do të ketë fatin e Ervin Salianjit, i cili u dënua me 1 vit burg për shpifje, Berisha u përgjigj se historia e dëshmitarëve të rremë është konsoliduar në disa raste.
Sipas kreut të PD-së Rama mendon se do të montojë me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë, por kësaj herë është në qark.
“Historia e dëshmitarëve të rremë është historia e një tashmë e konsoliduar në disa raste. Rama mendon se do të montojë me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë, por kësaj herë është në qark sepse Olsi nuk është hetuar, nuk hetohej vetëm nga SPAK, por fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të. Ndaj i thashë Ramës që do të kesh lajme”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje