TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Janar 2025, 10:26

Zgjedhjet e 11 majit, drejtuesit politikë të PS mblidhen në selinë rozë; diskutohet për votën e diasporës 

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, drejtuesit politikë të PS mblidhen në

Këtë të hënë në selinë e PS janë mbledhur drejtuesit politikë, ku në fokus do të jetë vota e diasporës.

Raportohet se Rama nuk është i pranishëm në mbledhje, por prezent janë drejtuesit politik për Tiranën.

Në seli është drejtuesja politike për Tiranën Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku. Drejtuesit e tjerë janë të mbledhur online.

Më 11 janar është hapur zyrtarisht platforma online, ku qytetarët shqiptarë në diasporë mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Deri tani janë mbi 7000 aplikime për të votuar nga diaspora. 

zgjedhjet e 11 majit vota e diaspores

Lini një Përgjigje