TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Janar 2025, 11:33

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama i ‘beson’ ministrit Hoxha njësinë numër 1 në Tiranë, Shalsin e dërgon drejtues politik në Kukës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama i ‘beson’ ministrit Hoxha

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Rama i ka besuar minitrit Hoxha angazhimin në njësinë numër 1 në kryeqytet, duke zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit në mbledhjen e kaluar të kryesisë u emërua drejtues politik në qarkun e Kukësit.

Ndërkohë, nga Kukësi u largua si drejtues politik Pandeli i Majko, i cili po ashtu do të angazhohet në Tiranë. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe Rama ka zgjedhur që të përqëndrojë forcat në Tiranë, i cili prodhon numrin më të lartë të mandateve, konkretisht 35.

Drejtuesi politik i këtij qarku është Veliaj, ndërsa në terren do të angazhohen po ashtu edhe ministrja Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Pandeli Majko e Ervin Hoxha.

Lini një Përgjigje