TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2025, 17:58

SPAK nën terrorin socialist, Rama në sulm paradite e pasdite; hallin e kujt ka Babloku?

Shkruar nga Pamfleti
SPAK nën terrorin socialist, Rama në sulm paradite e pasdite; hallin e
Rama me Asambletë e PS të Njësive 8, 9 dhe 11

Çfarë e shqetëson Edi Ramën? Po kuptohet qartë se “nuk i dhemb barku” për Veliajn, por ka gjëra të tjera...

Kryeministri Edi Rama ka nisur një presion të jashtëzakonshëm ndaj drejtësisë. U desh arrestimi i Erion Veliajt që Babloku të nxirrte kokën, duke dëshmuar qartë se reforma e ka futur në panik.

Rama prej disa ditësh del paradite e pasdite për të dërguar mesazhe te drejtësia dhe të njëjtën gjë bëri dhe sot.

Pas sulmeve e akuzve në mëngjes, doli sot pasdite në një tjetër takim me asambletë e PS në degët e Tiranës, ku sërish kërkoi nga Prokuroria e Posaçme që të mos arrestojë njerëz pa gjyq.

Ai u kujdes të theksonte se fati i drejtësisë është në dorë të PS. Rama deklaroi se institucionet nuk do preken, mirëpo ja u bëri të qarët që të mos afrohen te ai dhe njerëzit pranë tij.

"Duam drejtësi europiane, nuk duam drejtësi si në Rusi. Duam drejtësi me vendim të formës së prerë dhe jo burg pa gjyq. Është një betejë që e kemi marrë përsipër ta bëjmë, por duke garantuar pavarësinë, paprekshmërinë e institucioneve të reja të drejtësisë. Një parti që dy mandate ka qeverisur vetëm, që i thotë drejtësisë: ja ku më ke, ha trupin tim, s’ka problem. Rëndësi ka që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit edhe sikur të kafshosh gabimisht. Kafshimet gabim të drejtësisë janë tragjedi, por nuk ka rrugë tjetër", tha ai.

Më tej ai vijoi me sulmet ndaj Berishës, duke dashur të diferencojë veten se ai po e mbron drejtësinë, ndërsa “bufi i kënetës” kërkon të shkrijë SPAK-un.

Sot ulërasin lloj lloj specie të kënetës politike që ne po kërcënojmë SPAK dhe jemi rrezik për SPAK, ndërsa bufi i kënetës me zgjat dhe zhapikët e vet vazhdon çon denoncime në SPAK. Por drejtësia duhet që të jetë e verbët të mos shoh kush është i gjatë dhe i shkurtër dhe kush e ka statusin social më të lartë dhe më të ulët, kush është akuzuesi dhe kush është i akuzuari. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe në peshore vihen provat, shpatën që ka sot drejtësia ne ja dhamë se e kishte pushteti që i rrinte mbi kokë drejtësisë. Ne nuk kemi shpatë drejtësia e ka shpatën, por duhet edhe peshorja dhe sytë e mbuluar”, tha ai.

Pyetja që ngrihet është: Çfarë e shqetëson Edi Ramën? Po kuptohet qartë se “nuk i dhemb barku” për Veliajn, por ka gjëra të tjera.

Gojët e liga flasin se prag arresti është Engjëll Agaçi, sekretari i tij në Kryeministri. Po ashtu në lista janë dhe dy figura që Rama i mbron fort, që i ka pasur më parë në kabinet.

Po ashtu gojët e liga flasin se ai ka dhe hallin e tij, pasi e sheh se sa më shumë kalon, SPAK po forcohet dhe mund të ketë fatin e Sanaderit në Kroaci apo Gruevskit në Maqedoni që sa ikën nga pushteti u përballën me drejtësinë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje