TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2025, 17:25

Prishen pazaret? Bashkim Ulaj ‘siluron’ Ramën: Tre “kostume” në një ditë, nis si kryeministër, vijon si kryetar i PS, më pas kryebashkiak

Shkruar nga Pamfleti

Prishen pazaret? Bashkim Ulaj ‘siluron’ Ramën: Tre

Oligarku Bashkim Ulaj ka nisur ta dredhë sërish. Fillimisht ishte me Sali Berishën, më pas u hodh në prehrin e qeverisë socialiste, teksa tani duket se po kthehet te “buka e vjetër”.

Televizioni “A2”, në pronësi të oligarkut, prej disa ditësh ka nisur t’i ‘krehë bishtin’ Sali Berishës, teksa sot ka ‘goditur’ Edi Ramën. Edhe pse Rama i dha fillimisht aksin Thumanë-Kashar, më pas leje për TEC në Roskovec dhe status special për hotel me 5 yje, duket se diçka ka ndodhur.

“A2”, ka bërë sot një artikull ironizues ndaj Ramës, që mund ta shihni më poshtë:

Tre “kostume” në një ditë, nisi kryeministër, vijon si kryetar i PS, më pas kryebashkiak.

Arrestimi i Kryebashkiakut Veliaj pak muaj parazgjedhjeve ka mbingarkuar axhendën e Edi Ramës, të cilit i duhet të veshë një xhaketë më shumë veç atyre të kryeministrit dhe kryetarit të PS.

Këtë të enjte e nisi në mëngjes herët duke veshur “kostumin” e Kryeministrit, teksa nga zyra flet për marrëdhënien e tij të heshtur deri me tani me SHBA, pas fitore së Donald Trump.

Prishen pazaret? Bashkim Ulaj ‘siluron’ Ramën: Tre

Në drekë mori rolin e mbikëqyrjes së punëve të bashkisë së kryeqytetit, me inspektimin e kantierit të Teatrit të ri Kombëtar.

Pas orarit zyrtar të punës, vendoset si kryetar partie duke mbledhur strukturat socialiste në Tiranë, për t’i bindur ata që pavarësisht kostove që po marrin të majtët nga drejtësia, ai do të jetë me ta në krye të ekipit për mandatin e katër.

Në aktivitetin ditor të Edi Ramës nuk mungojnë as komentet e aksioneve të SPAK dhe GJKKO. Kryeministri tregoi në rrjetet sociale se ndjehet i lehtësuar pas ndryshimit të 20 nga24 masave të sigurisë për stafin e Universitetit Bujqësor, ndonëse në realitet vetëm 6 prej tyre kishin ndryshuar’.

Lini një Përgjigje