TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2025, 13:25

Rama ndërhyn sërish te punët e drejtësisë, por del blof; mashtron për herë të dytë për aksionin te Bujqësori

Shkruar nga Pamfleti

Rama ndërhyn sërish te punët e drejtësisë, por del

Ndërsa sot, ndryshe nga GJKKO e cila njoftoi dje se janë ndryshuar masat e sigurisë për 6 profesorë, kryeministri shprehet se ndihet i lehtësuar pasi janë ndryshuar masat për 20 persona.

Duket se kryeministri Edi Rama është shumë i apasionuar pas SPAK dhe GJKKO, teksa nuk rrin dot pa ndërhyrë në punët e drejtësisë.

Por edhe kësaj herë, Rama ka dalë sërish blof njësoj si herën e parë, teksa deklaroi se aksioni i SPAK bëhej fjalë për një shumë 30 milionë lekë, por rezultoi se ishin 90 milionë lekë.

"Personat nën hetim akuzohen për abuzime në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) Lekë", njofton GJKKO.

Ndërsa sot, ndryshe nga GJKKO e cila njoftoi dje se janë ndryshuar masat e sigurisë për 6 profesorë, kryeministri shprehet se ndihet i lehtësuar pasi janë ndryshuar masat për 20 persona.

"Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj personave nën hetim: Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Blenard Spaho dhe Tedi Proda", thuhet në njoftimin e GJKKO.

Ndërsa, për të tjerë që ishin në arrest me burg, GJKKO nuk i ndryshoi masën e sigurisë.

SPAK thotë se zyrtarë të UBT në bashkëpunim me biznese frynin tenderat dhe përfitonin paratë.

Arrest në burg: Edmond Tërthorja; Amarildo Lleshi; Mehmet Qoshja; Altin Murto

Arrest në shtëpi: Agim Sefa; Arjan Buliqi; Artur Koleci; Radion Dhromi

Detyrim paraqitje: Serafin Skënderi; Ilir Kusi; Dritan Laçi; Azem Parllaku; Blenard Spaho; Tedi Proda; Enkeleda Sallaku; Klara Jahollar; Ilir Kapaj; Erjola Kopali; Klea Lekocaj; Romina Koto; Bejo Bizhga; Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi.

"Ja pse jam i lehtësuar me lajmin e rrëzimit në Gjykatën Speciale të 20 masave të sigurisë (nga 24) në Universitetin Bujqësor:

1. Drejtësia për shkeljet e pretenduara të tre viteve më parë, as nuk pengohet as nuk ndihmohet nga ato masa sigurie, ndërsa jeta personale e familjare e kujtdoqoftë që mund të jetë krejt i pafajshëm, kthehet në një ferr padrejtësie me pasoja traumatike.

2. Prokurorët dhe gjykatësit mund ta bëjnë tani pa asnjë ndryshim, deri në fund, detyrën e tyre dhe fajtorët e mundshëm nuk kanë asnjë shans të shpëtojnë, nëse kanë prekur fondet publike. Por ama jeta universitare nuk merret peng, reputacioni i universitetit nuk mbytet në llumin mediatik, stabiliteti psikologjik i komunitetit të pedagogëve, studentëve, prindërve nuk lëndohet, ndërkohë që drejtësia vazhdon qetësisht punën e vet.

3. Aleanca strategjike e UBT me Universitetin BOKU të Vienës, që u krijua me një përpjekje të madhe të qeverisë dhe programi ambicioz i transformimit rrënjësor, e i njehsimit të diplomave BOKU/UBT2030 nuk kërcënohet më nga humbja e besimit të partnerëve austriakë përballë panoramës lemeritëse të 24 masave të sigurisë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë operacion në fshatin Corleone!

Duam luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ndëshkim pa mëshirë për çdo dorë që hyn në xhepat e popullit, por po ashtu, nuk mund të bëjmë kompromise në mbrojtje të normave demokratike europiane të drejtësisë.

Pas 100 e kusur vitesh e kemi tërhequr pushtetin politik nga fusha e drejtësisë dhe ia kemi lënë drejtësisë të na hetojë e gjykojë edhe ne, si të gjithë të tjerët, nëse shkelim ligjin.

Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar SPAK-ut. Peshoren e drejtësisë ia kemi besuar Gjykatës Speciale. Por fashon e pavarësisë e paanësisë prokurorët, e sidomos gjykatësit, duhet ta bëjnë pa humbur kohë pjesë të lëkurës së tyre profesionale, në respekt të prezumimit të pafajësisë, të lirive e të drejtave të njeriut, të standarteve demokratike të drejtësisë europiane.

Prandaj, shpatën ta mbajnë lart, e kanë gjithë mbështetjen tonë. Peshorja është e tyrja, nuk ndërhyjmë në brendinë e çështjeve. Por sa herë do t’ua shohim sytë të pambuluar e deri edhe me gjak, nuk do të ngurrojmë ta themi publikisht. Drejtësia e re e Shqipërisë 2030 në BE duhet të jetë si kjo statujë e Zonjës së Drejtësisë. Për të gjithë. Gjithnjë", shkruan Rama.

Njoftimi i plotë i GJKKO

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues, caktuar ndaj personave nën hetim Edmond Tërthorja, etj…”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 103, 112, 230, 232 pika 1 gërma “dh”, 234, 237, 238, 244, 245 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 23, datë 26.02.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Edmond Tërthorja, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në gjashtë raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Amarildo Lleshi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në pesë raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).

3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Mehmet Qoshja, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në tre raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).

4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Altin Murto, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në dy raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).

5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Agim Sefa, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet shtetasi Agim Sefa, të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në ****.

6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Arjan Buliqi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet shtetasi Arjan Buliqi, të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në ****.

7. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Serafin Skënderi, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Serafin Skënderi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

8. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ilir Kusi, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Ilir Kusi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

9. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Dritan Laçi, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Dritan Laçi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

10. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Azem Parllaku, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Azem Parllaku, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

11. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Artur Koleci, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet shtetasi Artur Koleci, të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi ****.

12. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Radion Dhromi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet shtetasi Radion Dhromi, të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi ****.

13. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Blenard Spaho, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Blenard Spaho, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

14. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Tedi Proda, me masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Tedi Proda, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

15. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Enkeleda Sallaku, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në dy raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).

-Urdhërohet personi nën hetim Enkeleda Sallaku, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

16. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Klara Jahollari, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (në dy raste të procedurave të prokurimit të zhvilluara).

-Urdhërohet personi nën hetim Klara Jahollari, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

17. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ilir Kapaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Ilir Kapaj, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

18. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Erjola Kopali, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Erjola Kopali, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

19. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Klea Lekocaj, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim Klea Lekocaj, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

20. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Romina Koto, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Romina Koto, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

21. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Bejo Bizhga, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Bejo Bizhga, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

22. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Etleva Shore, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim Etleva Shore, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

23. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me Vendimin nr. 9, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rezearta Dervishi, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

-Urdhërohet personi nën hetim Rezearta Dervishi, që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

24. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për ekzekutimin e këtij vendimi.

25. Ndalohet publikimi i këtij vendimi, në referim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

26. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit, brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë. Tiranë, më datë 26.02.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Lini një Përgjigje