TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2025, 12:16

"Rama s'merr asnjë përgjegjësi për arrestimet", Sula: Jeni bërë meme

Shkruar nga Pamfleti

"Rama s'merr asnjë përgjegjësi për

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Rama lidhur me mosmarrjen e përgjegjësisë për akuzat ndaj figurave të larta të politikës dhe administratës.

Ai theksoi se megjithëse Rama është shprehur se ata që janë akuzuar nga drejtësia duhet të flasin në Grupin Parlamentar të PS-së, nuk ka pasur dëgjesa për politikanë si Ahmetaj dhe Beqaj.

Sula ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të pushtetit, duke ngritur pyetje se kush është përgjegjës për tenderët dhe koncesionet. Sipas tij, situata ka arritur në një pikë kaq të keqe saqë është bërë objekt talljeje dhe meme-esh.

“Rama tha se kush është akuzuar nga drejtësia do vijë këtu te Grupi Parlamentar i PS-së. Kur kishit dëgjesa, pse nuk morët Ahmetajn, Beqajn në dëgjesë ju? E keni ju në burg deputetët apo i kemi ne.

I bëni tenderët ju apo ne, koncesionet i bëni ju apo ne. Ka shkuar gjendja aq keq sa jeni bërë meme. Çfarë nuk kemi parë. Një kryetar bashkie me brekë të grisura”, u shpreh Sula gjatë fjalës në Kuvend.

 

Lini një Përgjigje