TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2025, 11:42

“Ta harrojnë fitoren”, Rama: Ata që mendojnë se mund të na afrohen, do marrin Noc Rrokun

Shkruar nga Pamfleti

“Ta harrojnë fitoren”, Rama: Ata që mendojnë se mund

Kryeministri Rama tha Partia Socialiste nuk do i ndahet fitores as në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive 3 dhe 4 në Tiranë, ai theksoi se arsyeja e fortë për të qenë krenar si PS, është për të pavarësuar drejtësinë.

Rama shtoi se nëse gjithçka rikthehet siç ishte, Shqipëria nuk e kapërcen atë dritaren që është hapur për t’u anëtarësuar në BE. Ai deklaroi gjithashtu se "atyre që do t’ju shkoj mendja se mund t’i afrohen fitores, do t’i çojmë Noc Rrokun për dhëndër".

“Nëse ka një arsye shumë të fortë për të qenë krenarë si PS, është kjo përpjeke që po bëjmë për të pavarësuar për herë të parë drejtësinë. Nëse gjithçka rikthehet siç ishte, Shqipëria nuk e kapërcen atë dritaren që është hapur, por mbetet prap brenda qefullit të historisë së vet.

Shoqja jonë me e mirë, më e ngushtë, më e dashur dhe që vdesim e nuk i ndahemi, është fitorja. Shoqja fitore do vijë me ne dhe Noc Rrokun do ua çojmë për dhëndër atyre që do t’ju shkoj mendja se mund t’i afrohen shoqes fitore. Shoqja fitore, është shoqja jonë”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje