TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2025, 10:57

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Kompleksi i 'Xhejms trafikantit' do të të përsëritet, mos sajo akuza të kota!

Shkruar nga Pamfleti

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Kompleksi i 'Xhejms

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri replikoi me kreun e PD-së, Sali Berisha në Kuvend.

Teksa Berisha deklaroi se Gjiknuri duhet të bëhej i penduar për çështjen e McGonigal, deputeti socialist, i kujtoi historinë e Xhejms Trafikant.

“Sali me ty nuk ia vlen të bësh debate të vjetra. Ta kam thënë aty jashtë “të kujtohet Xhejms Trafikanti?. Po the, ma futën ke të drejtë, pra këtë kompleks mos ma transfero ndryshe. Unë kam dëshmuar dhe do të dëshmoj, por e vërteta qëndron tjetër vend. Ti je shqetësuar për negociatat që ke bërë përmes përfaqësuesit tënd. Por nuk është mirë të përdorësh këtë sallë për të sajuar akuza të tilla, Kompleksi i Xhejms Trafikantit do të të përsëritet për herë të dytë. Mos mbaj shpresë tek gjërat që nuk ke siguri”, tha Gjiknuri.

 

Lini një Përgjigje