
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) ka bërë thirrje për krijimin e një koalicioni parazgjedhor, me fokus mbrojtjen e sistemit të drejtësisë.
Shehi, i cili tani është bashkuar me Alibeajn, ka bërë thirrje dhe për partitë e tjera që të bëhen bashkë kundër forcave të mëdha.
Ai theksoi se në këto zgjedhje do të përballen partitë që mbështesin SPAK-un dhe GJKKO-në me ato që janë kundër tyre.
Shehi nënvizoi se, duke qenë se partitë kryesore si PS dhe PD janë pozicionuar në nje retorikë kundër këtyre institucioneve, është e nevojshme krijimi i një koalicioni të gjerë për mbrojtjen e drejtësisë nga ndërhyrjet e politikës së vjetër.
Thirrja u drejtohet partive dhe lëvizjeve si Nisma Thurje, Lëvizja Bashkë, Partia Mundësia, Lëvizja e Legalitetit, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, Lëvizja Atdheu, Aleanca Kombëtare dhe Koalicioni Euroatlantik, si dhe çdo partie ose individi që mbështet mbrojtjen e sistemit të drejtësisë.

Lini një Përgjigje