
Presidenti i PL, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata e Lartë e la pas hekurave, duke u shprehur se kaluam edhe një hap pozitiv.
Përmes një audio-mesazhi nga burgu, Meta u shpreh se çështjen do e çojë në Strasburg, duke theksuar bindjen se do të fitojë.
Më tej, Meta u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit, duke e konsideruar si ditë historike ku sipas tij narkoregjimi do të hidhet tek Lana.
"11 Maj, dita historike kur do të ndahemi nga narkoregjimi dhe narkodrejtësia e tij, Sot për çështjen Meta hodhëm një hap pozitiv sepse kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston, në mënyrë që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut.
Pa asnjë diskutim do të fitojmë ashtu siç kemi fituar edhe në Komisionin e Venecias kundër Ramaformës.
Mos harroni se 2 Marsi po vjen dhe bashkë me të edhe 5 Dhjetori i atij mitingu të jashtëzakonshëm mbarëkombëtar patriotik në mbrojtje të Kushtetutës falë të cilit jo vetëm u çmontua Ramaforma.
U bëj thirrje simpatizantëve të PL, anëtarëve, shqiptarëve patriotë kudo ku janë të gjithë drejt 11 Majit, Të gjithë bashkatdhetarët tanë të nxitojnë të regjistrohen të marrin pjesë në këtë ditë historike ku narkoregjimi do të hidhet tek Lana", thotë ndër të tjera Meta.
Lini një Përgjigje